Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy nga konkurrëntët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilët janë përfolur shumë kohët e fundit për shkak të miqësisë së tyre tashmë të krisur, duke kaluar në hatërmbetje dhe konflikte. Në “PRIME”-n e ditës së martë, u trajtua njëra nga kto konfliktet që nxiti edhe më shumë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e dyshes.

Megjithatë, së fundmi duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre pas një veprim spontan e të paparashikuar nga Ilir Shaqiri. Monika, Iliri, Arbri dhe Arjola ishin në dhomën e ndjënjes duke biseduar. Gjatë kohës që Monika nisi të flasë për teatrin dhe pasionin e saj, Iliri i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe. Monika habitet nga ky veprim duke e pyetur:

“Çfarë ishte kjo?” “Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja.”-është përgjigjur balerini që ka surpriuar me veprimin e tij. “Thjesht një puthje? Do me thënë që lufta jonë vazhdon”-shtoi aktorja. “Sigurisht”-ka përfunduar Iliri i buzëqeshur.

Rikujtojmë se marrëdhënia e dyshes ka nisur në fillimin e rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania” me një afrimitet shumë të madh, por debatet kanë filluar që me zinxhirin e nominimeve ku Monika nuk e shpëtoi mikun e saj.