Këshilli i Ministrave emëroi sot Klevis Hysën, drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi shkarkimin e drejtoreshës Elira Demiraj.
“Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe emërimin në këtë detyrë të Klevis Hysës”, thuhet në vendim.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.
Në mbledhjen e qeverisë u vendos emërimi i Ervin Hoxhës drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.