Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme doli në një komunikimin publik në rrjetin social të facebook duke folur për ngjarjen e 21 janarit dhe duke prekur edhe çështjen e Gërdecit.

Rama tha Gërdeci është rihapur dhe po hetohet nga SPAK. Gjithashtu, Kryeministri tha se duhet durim se do të vijë dita që gjykata do t’i thotë: Jo, 21 janarit nuk është gjykuar!. “Gjyqe të kësaj natyre marrin shumë, procese të kësaj natyre, tragjedi të kësaj natyre dhe në vendet me drejtësi shumë të konsoliduar marrin shumë kohë, por nuk vonojnë.”, tha kreu i qeverisë.