Kryesia e PD-së vendosi gjatë një mbledhje të hënën që të përjashtojë 9 anëtarë nga partia, mes tyre edhe Sali Berisha.

Por mes emrave të tjerë të përjashtuar nga partia ishte edhe ai i Edmond Spahos. Ky i fundit në një prononcim nga Korça ka thënë se vendimi i Kryesisë është i pavlefshëm.

“Vendimi është i pavflefshëm pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka pas ekzistuar as me statutin e miratuar në Korrik pasi nuk u zbatuan kriteret statutore të zgjedhjes me 2 kandidatura. 60% e saj u emërua nga Lulzim Basha. Së dyti në Kuvendin e 11 dhjetorit 4446 delegatë kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kryesinë e ashtuquajtur kryesi e PD. Shkarkimi i Lulzim Bashës është vendosur nga 44 mijë anëtarë. Këta që shihni këtu, këta të shkarkoj në dhe jo Lulzim Basha”, tha Spaho.