Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira pësoi një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo lëndoi krahun, ndërsa sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje.

Fillimisht, Arjola dhe Monika nuk e morën seriozisht dëmtimin e moderatores, madje nuk i kursyen as të qeshurat e shakatë.

Kjo është vënë re nga Beniada, e cila gjatë një bisede me Egzonën është shprehur: “Unë po mundohesha për Einxhelin edhe thashë po këto të dyja pse qeshin, nuk ka gjë për të qeshur në këto momente. Kur një person ka dhimbje, të tjerët qeshin. Ishte muhabet serioz”.