Nga Ylli Pata/ Kreu i shtetit është institucioni që sipas Kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë si në aspektin e zakonshëm, pra sipas radhës, si jashtë radhës.
Presidenti i Republikës nuk se ka shumë detyra, por dekretimin e zgjedhjeve i ka ndër të parat. Ilir Meta do të duhej të shpallte zgjedhjet në çdo bashki ku ka dalë një vend vacant; siç nisi me Shkodrën ku me largimin e kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor, duhet t’i shpallte menjëherë zgjedhjet e reja.
La Voltana Ademin pa asnjë logjikë, e kështu ndodhi me bashkitë e tjera. Pasi Meta konsideronte si ëndërr siç e tha edhe vetë që t’i përsëriste zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të cilave u vuri minat.
Sot ai ka deklaruar se është gati të dekretojë zgjedhjet e pjesshme bashkiake, por i ka kërkuar Kryetarit Shtetëror të Zgjedheve se ku duhet ndodhur kjo punë.
E ky është skandal i madh, pasi ndërsa Meta kishte ndjekur çdo presje dhe seancë dëgjimore të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, çka është shkelje, e mund të dënohet rëndë për qëndrimin që mbajti sot, ai nuk di ku duhet të shpallë zgjedhje, ku është fiks kompetenca e tij.
Ilir Meta tha sot se do të shpallë më në fund zgjedhjet e pjsshme, a thua se është një gjë fakultative. E tha që u përpoq të mos u mbante po nuk ka t’ja mbajë.
Është shpelje Kushtetuese flagrante, që çdo gjyqtar i Kushtetueses mund ta vejë re thjesht duke renditur kompetencat e Presidentit.
Ilir Meta, tha se sot i ishte mbushur mendja që të niste procesin e dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme, ndërkohë që ai do të duhej që të firmoste dekretin në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose së paku në publikimin e tij në Fletoren Zyrtare.
Për të mos folur për shantazhet ndaj Gjykatës Kushtetuese për “ndjekje disiplinore”, po kjo është lëndë e skandal më vete…