Majlinda Bregu ka reaguar për situatën e krijuar sot në PD, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish kryeministri dhe lideri historik i demokratëve. Në një postim në rrjetet sociale, Majlinda Bregu thotë se “shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik”.
“Ah sa keq! Ah sa keq! Dhe më kurseni komentet “po ti ku je”, që të mos them përsëri se shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik! “Te porta e parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme:
Skënderbegu” Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnia?
Djalli: Si janë? Si i don armiku! “Nën hajat të Parrizit- Gjergj Fishta”, nënvizon Bregu.