28 Janar, Vlorë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ditën e sotme qrndrën e re Shëndetësore nr.1 në Vlorë, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.
“E meriton këtë rehabilitim edhe qendra 10 Korriku, pjesë e gjithë programit tonë, do të vazhdojmë edhe përgjatë viteve të tjera që ta përmbyllim gjithë programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave kudo në vend. Edhe kjo pikë ka ardhur në parametrat që duhet”, tha Manastirliu.

Nisur nga situata aktuale epidemiologjike, Manastirliu ka vënë theksin tek vaksinimi me dozën e parë të dytë dhe të tretë ndaj COVID19. Manastirliu tha se në rajonin e Vlorës vaksinimi i popullatës target është 54%.
“Ju keni një rol të pa zvënedësusheshëm këni kontaktin me qytetarin dhe ju bëni një punë të madhe unë e di këtë gjë. Mgjithatë duhet të vazhdojmë që të sensibilizojmë për rëndësinë që ka vaksinimi edhe rëndësinë që ka vaksinimi kundër COVID19, që tani më shumë se asnjëherë po shihet që doza e tretë, doza përforcuese jo vetëm tek grupet e riskut ka efektin më të madhe. Bashkia e Vlorë, por edhe rajoni Vlorë ka një përqindje të mirë të vaksinimit dhe kjo falë punës dhe ekipeve të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, mjekëve të familjes, kemi më shumë se 590 mijë vaksinime të kryera përgjatë gjithë këtyre muajve në rajon. Kemi arritur në bazë popullate target me një dhe dy doza +16 vjecc, mbi 54 %, por duhet të ecim me doza të para dhe doza përforucuese”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer më shumë se 100 mijë kontrolle mjekësore bazë dhe ka interes të shtuar për këtë program nga qytetarët.
“Kemi më shumë se 3, 4 muaj që kemi filluar Kontrollin Mjekësor Bazë, ka patur shumë interes edhe me impaktin postCOVID, ka interes nga qyetetarët për të kuptuar se si është gjendja e tyre shëndetësore. Ka ardhur në një kohë që është shumë e nevojshme, analizat janë falas. Janë më shumë se 100 mijë kontrolle mjekësore bazë të kryera vetëm për periudhën e fundit të vitit pra nga shtatori që e kemi hapur, gjithashtu edhe janari ka interes janë më shumë se 30 mijë kontrolle”, nënvizoi Manastirliu.