Për tre ditë radhazi, Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të kyçura.
‘Edhe dje kemi tentuar që të futemi. Flitet për të ardhmen por kjo është e ardhmja që ofron PD sot, pa vizion. Kjo nuk është partia, por këtë e kanë uzurpuar në mënyrë të padrejtë. Bardhi ka mashtruar opinionin publik dje.
Gjithë kjo javë duhet të ishte një javë pune. Por vetëm në këtë seli nuk përgatit më asnjë askion kundër qeverisë Rama. Demokratët do të vijnë nesër nga gjithë Shqipëria dhe do t’ua kthejnë selinë vetes së tyre.’- u shprehën anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.