Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 83,403 raste të reja me Covid , krahasuar me 541,298 testime të kryera. Një ditë më parë ishin 149,512 infeksione nga 927,846 testime.
Norma e pozitivitetit rezultoi në 15.4%, pak më poshtë nga 16.1% të dielën. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës numri i të vdekurve është 287, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 141.391. sipas të dhënave, 76.679 njerëz u shëruan.