Iliri ka diskutuar sot në oborr për Donaldin duke thënë se ai ka ndryshuar.
Iliri: Me daljen e Trixës, Donaldi ka ndryshuar shumë. Ai është afruar më shumë se kur ka qenë Trixa ka qenë inekzistent.
Arjola: Se ka penguar jo.
Iliri: Sigurisht që jo.
Kujtojmë se Donaldi e ka përmendur Beatrix pas daljes.
Donaldi shprehet:
“Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”,- tha Donaldi.
Beniada vazhdoi me ngacmimet dhe po i thoshte se asaj mund t’i shkruajnë fansat në Instagram, adhurues dhe ai s’mund ta ndalojë.
“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” ,- po thoshte ai me shaka.
Më pas po flisnin për mamanë e Beatrix dhe Donaldi tha se nuk e ka takuar, por Romeo po dhe i ka thënë se është super tip. Të njëjtën gjë ia konfirmoi dhe Arjola.
Kujtojmë se Donaldi ka shprehur disa herë se është natyrë shumë xheloze dhe madje e ka quajtur veten disi ‘i sëmurë’ në një lidhje. Po nuk ka mohuar as faktin se edhe vajzat krahë tij kanë qenë xheloze.