“Il Messaggero” në edicionin e sotëm analizon merkaton e Romës, duke u ndalur te Granit Xhaka. Mourinho e ka pritur shqiptarin e Arsenalit që nga vera e kaluar. Nëse ai nuk arrin sonte, shihemi në qershor. Tiago Pinto gjithmonë punon për të sistemuar Diawara te Valencia.
Nëse operacioni në fjalë përfundon me sukses, një tentativë e minutës së fundit do të bëhet nga verdhekuqtë për anësorin sulmues Gonçalo Guedes. Ndërkohë, dy vite pas hedhjes së famshme të fanellës drejt tifozëve, Granit Xhaka është kthyer të flasë për marrëdhënien me Arsenalin, duke pretenduar se nuk ka qenë kurrë kaq e fortë sa tani. Merita? E trajnerit Mikel Arteta që ka besuar tek ai, në fushë dhe jashtë.
Nisur nga kjo mbështetje, mesfushorit me origjinë shqiptare kaloi nga lamtumira e mundshme e verës së kaluar te rinovimi i kontratës: Është pjesë e jetës. Kisha arritur në pikën që ishte e qartë se duhej të largohesha. Më pas diçka ka ndryshuar me Arteta. Ai është arsyeja pse jam akoma sot tek Arsenali.
Ajo që ka ndodhur dy vite më parë (fanella e hedhur drejt tifozëve) më ka bërë të rritem dhe mendoj se mund t’ua rrëfej një ditë fëmijëve të mi. Nuk mund të them se sot unë dhe tifozët e “Topçinjve” jemi miq të ngushtë, por jemi afruar. Sigurisht, më duan më shumë se sa dy vite më parë”.