Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ofertën për të marrë postin e këshilltares së lartë në Kombet e Bashkuara.
Mediat bëjnë me dije se kancelarja i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e kaluar ku e ka falënderuar për pozicionin që i kishte ofruar dhe theksonte se nuk do ta pranonte atë.
Ndër të tjera, theksohet se Guterres i kishte ofruar Merkelit postin e kreut të një organi këshillimor të nivelit të lartë të OKB-së që merret me të mirat publike globale dhe mjedisin.