Shkencëtarët, por jo vetëm, i ka munduar kureshtja se çfarë ishte një objekt i ngjashëm me një ‘kasolle’ në Hënë. Në dhjetor 2021, një imazh i një strukture të çuditshme, e publikuar nga Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës u bë viral. Fotografia jo dhe aq e qartë, e shkrepur nga roveri kinez Yutu-2, u njoh si një “kasolle misterioze” ose “kub i çuditshëm” për shkak të formës enigmatike.
Agjencia njoftoi se ishte drejtuar drejt objektit me një shpejtësi të madhe për të hetuar më nga afër. Pas një muaj studimi, roveri nxori një rezultat, që për disa është zhgënjyes.
Objekti nuk ishte gjë tjetër, përveç se një copë shkëmbore e madhe, tha Paul Byrne, profesor në Universitetin e Uashingtonit në SHBA. “Ekziston në fakt një përkufizim i këtij guri, sipas diçkaje të quajtur shkalla Udden-Wentworth, e cila thotë se një gur është një copë shkëmbi më i madh se 256 mm në diametër. Kështu që unë mendoj kjo gjetje nuk duhet lënë me kaq,” u shpreh ai.