Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Francës mes Paris Saint-Germain dhe Nice.

Në formacionin startues të Parisit është rikthyer edhe Lionel Messi, i cili mungoi në disa ndeshje të parisienëve, shkruan Gazeta Express.

Argjentinasi ishte i infektuar me koronavirus, duke munguar kështu në tri ndeshje për PSG-në.

Ai luajti pak minuta në ndeshjen ndaj Reims në ligë, ndërsa tani rikthehet si titullar.