Gjatë komunikimit me qytetarët, kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia do të veprojë për 21 Janarin duke e rihapur dosjen ashtu si bëri me Gërdecin. “Drejtësinë do ta bëjë drejtësia dhe Gërdeci është rihapur. Si mund ta kesh ndjekur dhe mbase e ke ndjekur, gjykata e rihapi duke thënë një fjalë shumë të madhe. Durim dhe jam i bindur dhe gjykata do thotë 21 Janari nuk është gjykuar. Gjyqe të kësaj natyre edhe në vende me drejtësi të konsoliduar marrin shumë kohë”, u shpreh Rama.
Rama komentoi vizitën e presidentit Ilir Meta në Korçë. Rama tha se Meta nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të shpërndajë dekorata pa asnjë vlerë. “Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 Janarin. Çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata. Dekorata pa asnjë vlerë që janë një tallje e madhe për ata njerëz”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi me votim të fshehtë por tashmë procedura e formalizimit i ka kaluar Gjykatës Kushtetuese. “Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij dhe jo me votat tona. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin e Republikës. Mes një të keqe si ajo e zgjedhjes së Metës dhe të keqes që të futemi nga e para, ne zgjodhëm të keqen më të vogël. Ilir Meta ende nuk e kishte nxjerrë kokën publikisht se ishte kundër Partisë Socialiste. Ne e kemi shkarkuar Ilir Metën me votim të fshehtë. Por procedura e formalizimit të shkarkimit të presidentit kalon nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria nuk mund të bëjë punë që nuk janë punët tona”, tha Rama.