Milan po kërkon me ngulm një mbrojtës në këtë merkato. Pas disa tentativash për të bindur skuadrën e Lille për marrë shërbimet e Sven Botman dhe Torinon për Gleison Bremer, duket se kuqezinjtë janë të lodhur nga kjo situate dhe kanë menduar të mendojnë për një alternativë tjetër për repartin e sulmit.
Drejtuesit kanë gjetur në Premier League lojtarin e dëshiruar. Japhet Tanganga i Tottengham po shikohet me kujdes nga skuadra e Milanit që duan ta transferojnë gjatë kësaj merkatoje.
Sipas “Calciomercato.com” 22-vjeçari i Spursave është opsioni për Stefano Piolin në rast se nuk kemi asnjë marrëveshje me dy mbrojtësit e skuadrës së Lille dhe Torino.