Vazhdojnë kërkimet e Milan-it për të gjetur një zëvendësues për Simon Kjaer, i cili e ka mbyllur sezonin para fundit të fazës së parë për shkak të një dëmtimit. Dihet interesi i kuqezinjve për Botman të Lille, por nuk është vetëm ai emri në listën e Massara-s dhe Maldini-t.
Në kohët e fundit është përmendur edhe ai i Yerry Mina, kolosi kolumbian i Everton (1.97 cm). Alternativat janë Diallo i PSG, Esteve i Montpellier dhe Cuenca i Villarreal (por i huazuar te Getafe).