Milan nuk ndalet. Kuqezinjtë kanë mundur 3-0 Venezia-n në transfertë dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Theo Hernandez, autor i një dygolëshi. Ky ka qenë dygolëshi i tretë në Serinë A për francezin, pas atyre kundër Parma-s dhe Torino-s.

Nga momenti që luan me Milan-in (2019/20), Hernandez është mbrojtësi që ka shënuar më shumë dygolësha në pesë kampionatet kryesore të Europës.