Milani shpreson se dyshja Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie do të jetë të gatshëm për përballjen me Interin në një derbi vendimtar në luftë për titull në Serie A në fillim të muajit të ardhshëm.
Ibrahimovici e ka shmangur një lëndim serioz dhe ka mundësi të luajë kundër Interit, ndërsa Kessie duhet të vlerësohet pas rikthimit nga turneu u Kupës së Kombeve të Afrikës.
Sezoni i kuqezinjve deri tani është goditur nga telashe me lëndime dhe Covid-19, megjithëse duhet se ato telashe pothuajse kanë marrë fund tani.
Serie A është në pushim tani për tani dhe do të rinisë me Derbin della Madonnina, të shtunën e 5 shkurtit.
Sipas mediave italiane, testet mjekësore kanë treguar se Ibrahimovici nuk ka pësuar lëndim të rëndë në tendonin e këmbës së djathtë, por vetëm një ndrydhje si pasojë e gjendjes së keqe në fushën e dëmtuar të San Siros gjatë takimit me Juventusin fundjavën e kaluar.
Ai mund ta rimarrë veten në kohë për derbin me Interin.
Ndërkohë, Bregu i Fildishtë u eliminua nga Kupa e Kombeve e Afrikës në rrethin e 16 më të mirëve, pasi u mposht me penallti nga Egjipti.
Kessie luajti vetëm 29 minuta në atë ndeshje, pasi u detyrua ta lërë fushën me dhimbje në ije pasi e mori një goditje.
Ai do të rikthehet në Itali këtë javë dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta parë shkallën e lëndimit.