COVID mund të jetë përgjithmonë me ne ndaj duhet të mësohemi me praninë e tij. Kjo ka qenë thirrja e ministrit britanik të Shëndetësisë, Sajid Javid për britanikët.
“Duhet të mësohemi që të jetojmë me të (Covidin). Fatkeqësisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi: në një vit të keq me grip, ju fatkeqësisht mund të humbni rreth 20.000 jetë, por ne nuk e mbyllim tërë vendin tonw.
Covidi nuk do të largohet. Do të jetë me ne për shumë, shumë vjet, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësohemi që të jetojmë me të. Mendoj se po e udhëheqim Evropën në tranzicionin nga pandemia në endemi dhe po e udhëheqim rrugën për t’i treguar botës se si mund të jetohet me Covid”, tha Javid për “Sky News”.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson tha të mërkurën se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në hapësira publike dhe pasaportat e Covid-it do të hiqen për organizimet e mëdha.