Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Biseda u fokusua në zhvillimet e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkepunimin dy dhe shumepalesh.
Një vend të veçantë gjate bisedës zuri shkëmbimi i mendimeve mbi bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, ku dy vendet kanë marrë mandatin dy vjeçar si Anëtarë jo të Përhershëm.
Lindja e Mesme do të jetë në fokusin e Shqipërisë gjatë mandatit të saj në KS, u shpreh Ministrja Xhaçka dhe siguroi vullnetin për të punuar së bashku me palën emiratase në avancimin, ndarjen e agjendave dhe prioritetyeve në kuadër të KS.
Ministrja Xhacka u shpreh se dënon sulimin terrorist ndaj EBA-s, si një akt në shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe i siguroi homologut të saj solidaritetin e Qeverisë Shqiptare.