Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbrojtur idenë se është e nevojshme që teksa zgjasin dorën e miqësisë ndaj Turqisë, të jenë të gatshme edhe një sërë masash.
Gjatë një vizite në Strasburg në kuadër të ceremonisë së mbajtur për David Sassolin, presidentin e Parlamentit Evropian (PE) i cili vdiq javën e kaluar, Mitsotakis u takua me deputetë të Partisë Popullore Evropiane.
Duke vlerësuar çështjet që kanë të bëjnë në përgjithësi me Bashkimin Evropian (BE) dhe marrëdhëniet Turqi-Greqi, Mitsotakis ka mbrojtur idenë e tij se nuk ka ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e Turqisë ndaj Greqisë.
“Për këtë arsye, kemi zbatuar këtë qasje me dy faza: nga njëra anë kemi zgjatur dorën tonë të miqësisë dhe në anën tjetër kemi përgatitur paketën e një sërë masave kufizuese të cilat mund të përdoren nëse Turqia bën kthim në një qëndrim agresiv kundër Greqisë dhe Qipros (Jugore). Për mendimin tim kjo është një qasje e drejtë”, deklaroi Mitsotakis.
Gjithashtu kryeministri grek theksoi se, nevojitet më shumë bashkëpunim me Turqinë për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive në çështjen e migrantëve.