Dy nga banorët më të komentuar të ‘Big brother Vip’ janë padyshim Iliri dhe Donaldi, pasi shihen si pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh dhe shpesh mes tyre ka përplasje.

Por aktorja Monika Lubonja, e cila pak ditë më parë po ruante ekuilibrin me të dy duke mos mbajtur anën e askujt, sot ka befasuar me deklaratën e saj.
Teksa po rrinte me Ilirin dhe Arbrin ajo thotë se Donaldi dhe Iliri janë shokë të ngushtë dhe se kjo është thjesht lojë mes tyre.

“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta.”- thotë ajo teksa të tre qeshin.