Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një diskutim i ashpër midis Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt.
Debati pati në qendër Monikën dhe zinxhirin e nominimeve që krijoi aq shumë polemika. Aktorja u konfliktua me Ilirin gjatë një televotimi, ku vendosi mos ta shpëtojë këtë të fundit. Ndërkohë, në emisionin e së premtes, ajo tha emrin e tij si konkurrentin që dëshironte mos ta fuste në eleminim.
Mesa duket, kjo temë është rikthyer në diskutim, tashmë me protagonist Ilirin dhe Donaldin.
‘’I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’,- i tha Donaldi.
Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.
‘’Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’,- tha Iliri.
Rikujtojmë se disa ditë më pare, Monika Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë mes të qeshurave duke vënë në pikpyetje marrëdhenien e vertetë midis dy banorëve.
Ajo ka thënë se dyshja sipas saj janë miq dhe gjithçka e bëjnë për lojë.
“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta”, ka thënë Monika.