Duke lënë pas të shkuarën, moderatorja Bora Zemani këtë vit të ri ka bërë veprimin që fansat kërkonin prej kohësh nga ajo. Moderatorja fshiu nga lista e ndjekësve të Instagramit të saj dy vëllezërit Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj, partneren e Donald Veshajt, ish-të dashurit të saj.

Mirëpo menjëherë ka ardhur reagimi i vëllait të tij binjak nëpërmjet një videoje, ku të gjithë besojnë se mesazhi i këtij postimi është për Borën.

Romeo postoi në instagramin e tij një video ku duket aktori i humorit Albano Bogdo duke thënë: ‘’Uoo na plasi tr*pi, nuk i intereson askujt’’

Videoja është ripostuar gjithashtu në instagramin e Donadit, i cili menaxhohet gjithashtu nga Romeo.

Romeo ka qenë gjithmonë në mbështetje të vëllait të tij, si në puthjen e tij me Bora Zemanin të cilën e postoi në Instagram, ashu edhe në lidhjen me Beatrix apo situatat e tjera në shtëpi.