Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson Sassolin si europianist të shquar dhe mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë. “I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.
Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane!”, shkruan Meta. David Sassoli ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 65-vjeçari ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkak të një komplikacioni serioz i shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit imunitar.
Sassoli, politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator. Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian më 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe nuk pritej të kërkonte një të dytë. Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.