Pamje të kapura nga sateliti janë publikuar së fundmi që tregojnë ushtrinë ruse të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, vetëm pak orë nga deklarata e fortë e Joe Biden. Presidenti amerikan u shpreh se besonte që Rusia do të futet në Ukrainë.
“Daily Mail” shkruan se trupave ruse u është thënë se mund të qëndrojnë larg shtëpisë deri në 9 muaj, pasi u zhvendosën me kilometra të tëra nga lindja pranë kufirit me Ukrainën.
Në pamjet e kapura më 19 janar shfaqen tanke e mjete të tjera të rënda ushtarake të vendosura në bazën e Voronezh, rreth 330 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe 125 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.
Në pamjet e tjera shfaqen mjete ushtarake në dy baza ushtarake, në Klintsky dhe Klimovo, vetëm 30 kilometra nga Bjellorusia dhe jo më shumë se 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Këtë të enjte, presidenti amerikan, Joe Biden, parashikoi që Rusia “do të futet” në Ukrainë, dhe pranoi se mes anëtarëve të NATO-s nuk ka dakordësi për mënyrën sesi do të kundërpërgjigjen për këtë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Deklarata e sinqertë u bë në një kohë kur gjithmonë e më shumë kërkohet nga SHBA-ja dhe Perëndimi që të ndërmarrin masa për të zhbërë planet e Moskës.
“Nëse bëhet fjalë për inkursione të vogla, do të përfundojmë duke i zënë për çfarë do të bëjmë apo jo”, tha Biden në një konferencë për mediat. “Por nëse bëjnë atë që ne besojmë se janë të aftë ta bëjnë, do të jetë një shkatërrimtare për Rusinë”.
Deklarata alarmoi Kievin, ky zyrtarët vendas u takuan me Sekretarin e Shtetit, Blinken, për të diskutuar mbi krizën, ndërkohë që Rusia vijon të mbledhë trupa të shumtë në kufi.
Edhe pse Biden u zotua për sanksione ekonomike në rast se Putin kalon kufirin, ai la të kuptohej se shtetet perëndimore nuk ishin në sinkron ndaj kësaj lëvizjeje. Një zyrtar ukrainas tha për CNN: “Kjo deklaratë praktikisht i jep dritën jeshile Putinit që të futet sipas dëshirës në Ukrainë”.
I pyetur se çfarë nënkuptonte me “inkursione të vogla”, Biden tha se e kishte fjalën për rastet kur “Forcat ruse kalojnë kufirin dhe vrasin ushtarë ukrainas”.