Të dielën e kaluar, Karim Benzema, i katërti në çmimin e “Topit të Artë”, mbrojti publikisht Leo Messin nga kritikat që ka marrë muajt e fundit për performancën e tij te PSG. Në një intervistë për “Telefoot”, sulmuesi i Real Madridit siguroi se ata që kritikojnë yllin argjentinas nuk e njohin futbollin. Fjalë që nuk i kanë tingëlluar mirë Rothen, i cili i është përgjigjur bashkatdhetarit në programin e tij “RMC Sport”:
“Kur ai flet kështu, është sepse nuk i ka parë ndeshjet e PSG-së, ndryshe nuk është e mundur. Nëse do t’i kishte parë, do të ishte paksa kritik. Po, në të vërtetë, ky nuk është Messi që ne njohim, që erdhi te PSG. Prandaj kritikat janë kaq konstruktive, nuk janë gjithmonë negative. Messi nuk është në maksimumin e tij, e kupton kushdo, edhe ata që nuk dinë asgjë nga futbolli. Më vjen keq për fjalët e Benzema”.
Vetë Rothen më vonë shtoi një përgjigje edhe më të fortë kundër Benzema, të cilit i tha se po vinte në dyshim opinionet e futbollit të të tjerëve: “Unë nuk e kam të injektuar shkencën, por ndjehem i akuzuar nga Benzema se nuk di asgjë për futbollin. Kam 16-17 vite karrierë në nivelin më të lartë, kam luajtur futboll qysh 5 vjeç. Në fund të karrierës jam bërë këshilltar, sepse e dua futbollin dhe është pasioni im”.