Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet për vitin 2022. Në seancën hapje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, tha se prioritet mbetet mbledhja e parë e Konferencës Ndërqeveritare, që do të jetë një hap për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Më tej, ajo tha se zgjatja e afateve të vettingut, plotësimi i vakancave dhe bashkëpunimi me grupe interesi e aktorë të jashtëm do të jenë prioritete për të ardhmen.

“Të nderuar kolegë, ju uroj një vit të mbarë. Ju uroj secilit prej jush sukses në përfaqësimin që keni në Kuvend. Ky sesion do të jetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare. Këtë e do vetë BE dhe vendet anëtare dhe pak më parë ju përmenda deklaratën që presidenti i ndjerë Sassoli më konfirmoi që Shqipëria ka përmbushur objektivat dhe se ai do të ishte avokati për Shqipërinë. Kuvendi do të vijojë të zbatojë planin e veprimit, që përbëhet nga 26 masa. Kuvendi do të udhëheqë procesin e integrimit të BE. Ushtrimi sistematik i funskionit të ligjeve dhe politikave, mbeten një nga prioritetet e përcaktuara nga Kuvendi.

Reforma në Drejtësi do të jetë prioritet edhe gjatë këtij sesioni. Zgjatja e mandateve të vettingut, do të jetë një tjetër prioritet. Kuvendi do të përmbushë detyrimet për plotësimin e vakancave që sistemi të funskionojë dhe të plotësohen pritshmëritë e qytetarëve. Komisioni i Posaçëm, do të ngrihet që në fillim të këtij sesioni. Reforma do të realizohet për hartimin e Kuadrit ligjor zgjedhor. Veprimtaria ligjvënës do të përqendrohet në të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Gjatë këtij sesioni do të adresojmë disa çështje të mprehta.

Kuvendi e deputetët u angazhuan në shumë veprimtari, shumicat pjesë e OKB. Komisionet e përhershme parlamentare do të shfrytëzojnë më mirë koordinimin e punës me aktorë të shoqërisë civile, akademikë e universitete dhe ti paraprijnë zhvillimit të vendit. Kuvendi do të mbështesë nismat e mbështetura në Kushtetutë duke respektuar të drejtën e pakicsës. Edhe gjatë këtij sesioni bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës do të zgjerohet. Përdorimi i teknologjisë duhet t’i shërbejë rritjes së transparencës, aksesit dhe qytetarëve.

Duke ju uruar suksese dëshiroj të keni shëndet ju dhe familjet tuaja dhe sukses të zhvilluar në Republikën e Shqipërisë”, tha Nikolla.