Mbi 28,300 persona kaluan Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2021, trefishi i numrit të vitit 2020.

“Por prurjet do të vazhdojnë dhe më shumë persona do të mbyten në detin e ngushtë midis Francës dhe Britanisë së Madhe, nëse qeveria ndjek politikën e saj të rrezikshme dhe të pashpirt”, janë paralajmëruar ministrat.

Pavarësisht miliona paundëve premtuar autoriteteve franceze për të trajtuar këtë çështje, vitin e kaluar është shënuar një numër rekord, një rritje prej rreth 20,000.

Gjatë 12 muajve të fundit, kontrabandistët kanë transferuar gjithnjë e më shumë persona me gomone të mëdha, ndonjëherë edhe me pasoja vdekjeprurëse.

Një ministër i Zyrës së Brendshme tha se, qeveria po reformon qasjen e saj ndaj azilit përmes Planit të Ri për Emigracionin.

Shifrat për kalimet me varka të vogla bazohen në të dhënat e ‘Home Office’ të marra dhe analizuara nga agjencia e lajmeve PA.

Numri i të ardhurve arriti kulmin në nëntor kur, pavarësisht uljes së temperaturave, të paktën 6,869 persona arritën në Britaninë e Madhe.

Midis 10 dhe 16 nëntorit mbërritën mbi 3,100 persona, duke regjistruar numrin më të madh në çdo shtrirje shtatë-ditore gjatë krizës aktuale.

Gjithashtu, 1,185 persona arritën në brigjet britanike me 33 varka më 11 nëntor, duke shënuar një rekord të ri për një ditë të vetme.

Në vitin 2021, numri më i lartë i mbërritjeve në një ditë të vetme arriti në 416.

Në përgjithësi, të paktën 28,395 persona arritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2021, sipas analizës së PA.