Britania regjistroi të premten 178,250 raste të reja të Covid-19. Sipas të dhënave të fundit 229 persona kanë humbur jetën në orët e fundit si pasojë e komplikacioneve të virusit.
Këto shifra janë pak më të ulëta se të enjten, kur u raportuan 231 vdekje dhe 179,756 infeksione.
Megjithatë, situata e pandemisë në Britani është përkeqësuar javët e fundit, pasi varianti Omicron ka rritur shifrat e të infektuarve.