Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar së fundmi në zonën e Matit dhe të Dibrës.

Policia ka arrestuar 14 persona si edhe ka shpallur një person në kërkim për kultivim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike në zonën e Burrelit. Pjesa më e madhe e të arrestuarve i përkasin familjes Koleci nga fshati Lami i Madh në Burrel, të cilët akuzohen për një mori veprash penale.

“U bë arrestimi i Gëzim Koleci, Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Aldet Koleci, Vilson Koleci, Gesian Koleci. Lizam Koleci, Agim Koleci, Besmir Koleci, Afrim Pepa, Fatjon Doda, Lezian Koleci, Azbi Xhecuka. Gazmir Xhecuka”

“Baftjar Xhecuka është shpallur në kërkim.”

Ata akuzohen për kultivim narkotikësh. Këta persona si një grup i mirë organziuar akuzohen për 5 kultivime kanabisi, 2019-2021 kanë kultivuar në kohë të ndryshme bimë narkotike.