Kandidati për kreun e PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së djeshme të deputetit demokrat EdiPaloka I cili tha se kanë manipuluar vota për ta nxjerrë Bashën kryetar.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se deklarata e Palokes përbën një akt thellësisht politik.
Sipas tij, ky pohim nxorri përfundimisht zbuluar krizën morale dhe të legjitimitetit të leadershipit të PD. Mes te tjerash Kulluri shkruan se të pranosh këtë manipulim është gjesti më i ndershëm që mund të bëjë një politikan në kushtet që gjendet.
“Te dashur miq!
Deklarata e djeshme e Edi Palokes perben nje akt thellesisht politik! Pavaresisht se personalisht mund ta kete demtuar, sherbimi qe i ka bere debatit ne Partine Demokratike eshte i jashtezakonshem! Pasi ky pohim nuk ka ardhur nga ata qe denoncuan “masakren elektorale” te 13 qershorit, por nga dikush qe ka qene brenda strukturave ekzekutive te PD dhe i rreshtuar krah Bashes ne ate kohe.
Ky pohim nxorri perfundimisht zbuluar krizen morale dhe te legjitimitetit te leadershipit te PD! Lulzim Basha eshte zgjedhur Kryetar ne 2017 e aq me teper ne 13 qershor duke ushtruar presion ndaj anetaresise dhe akoma me keq duke vjedhur votat e rivaleve e 3 fishuar votat e tij ne kutite e votimit!
Ish “Grupimi per PD” e denoncoi per rreth nje muaj kete manipulim me fakte dhe prova, ndersa te tjeret heshtnin! Per kete turp kane patur dijeni te gjithe: qe nga Berisha e deri tek kryetaret e degeve dhe deputet te cilet zbatuan urdhrat e Bashes per te vjedhur votat e demokrateve!
Te pranosh kete manipulim eshte xhesti me i ndershem qe mund te beje nje politikan ne kushtet qe gjendet! Edi Paloka pati kurajon per te thene te verteten! Te tjeret akoma!
Ndaj kam vendosur qe ne 2017 qe me Lulzim Bashen mos te kem asnje bashkepunim, ndersa vendosa pas dates 8 shtator te mbeshtes Kuvendin e dates 11 dhjetor per hir te demokrateve por te mos behesha as sesi pjese e “foltores” qe ka prodhuar ne shumicen e vet kete skandal!
Te dashur miq! Luften dhe perpjekjet qe kam nisur 5 vite me pare per demokratizimin dhe reformimin politik te Partise Demokratike do ta coj deri ne fund per hir te nje te ardhmeje te demokrateve dhe Shqiperise qe s’mund te notojne me ne ujrat e pista te autokratizmit dhe korrupsionit! Jam i ndergjegjshem qe jane me qindra mijera shqiptare qe mendojne si une dhe kolege te mite dhe ndaj kjo perpjekje e gjate dhe e mundimshme ja vlen te cohet deri ne fund!”, shkruan Kulluri.