Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video kur sipas saj tregon kriminelët me të cilët Sali Berisha ka sulmuar selinë.

“Xhevahir Halit Georgiev, depërtuar nga Belgjika, dënuar për transport narkotikësh. Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan PD.