Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike. Lajmin e bën të ditur gazetari Juxhin Mustafaraj nga burime brenda Selisë Blu. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, një mbledhje që nisi pasditen e së hënës në orën 19.00 dhe përfundoi rreth orës 03.30 të mëngjesit.
Përpos ish-liderit Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë së Partisë Demokratike u vendos që të përjashtohen nga partia edhe tetë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Anëtarët e përjashtuar janë, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja, Bujar Nishani dhe Edmond Spaho.
Kryesia e PD ka vendosur edhe për shkarkimin e drejtuesve politikë në kryeqytet Belin Këlliçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Flamur Noka, Tritan Sheu-Gjirokastër, Bujar Leskaj-Vlorë, Edmond Spaho-Korçë dhe Edi Paloka në Durrës. /abcnews.al