“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!” ky është reagimi i parë i ardhur nga radhët e LSI, lidhur me vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike për të përjashtuar nga partia Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.
Reagimi nga LSI ka ardhur nga nënkryetari Petrit Vasili. Megjithëse mes PD dhe LSI, marrëdhëniet janë zbehur ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Vasili duke i pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dje ishte Ilir Meta që doli krah Berishës, duke thënë se përgjegjësi për dhunën para selisë së PD ishte Lulzim Basha.