Cristiano Ronaldo shumë shpejt mund ta gjejë veten në kërkim të një klubi të ri nëse gjërat nuk ndryshojnë në “Old Trafford”.
SunSport zbuloi ditën e djeshme se CR7 do të largohej nga Man.Unired gjatë verës nëse klubi nuk kualifikohet në Ligën Kampionëve, por ku do të shkonte ai për sfidën e tij të radhës?
Pavarësisht së për pak ditë mbush 37-vjeç, Ronaldos nuk do t’i mungonin kërkuesit, veçanërisht pasi nëna e tij zbuloi se ai ka në plan të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Këto janë destinacionet e mundshme:
PSG
Gjigandët francezë janë të lidhur vazhdimisht me emrat e mëdhenj të futbollit dhe Ronaldo nuk është ndryshe.
Kjo lëvizje do të bënte bashkë për herë të parë CR7 me Lionel Messin.
Real Madrid
Ish-skuadra e Ronaldos është e lidhur me kthimin e tij në vendin ku ai fitoi 4 Champions League. Pavarësisht se ai aty fitoi gjithçka, mbetet ende një destinacion.
Barcelona
Dikur rivali i hidhur, por tani Ronaldo mund ta gjejë veten të veshur me ngjyrat e katalanasve sezonin e ardhshëm.
Barcelona ka nevojë për një sulmues dhe Ronaldo do të ishte një zgjidhje afatshkurtër.
Sportingu i Lisbonës
Ronaldo mund të bëjë dy rikthime emocionale në dy vjet nëse vendos ta kthejë familjen e tij aty ku nisi gjithçka.
Inter Miami
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ronaldo mund të vendosë të lërë Manchesterin me shi për Miamin m e diell.
Skuadrën e MLS-së e zotëron Beckham i cili prej kohësh kërkon një nënshkrim të madh.