Pesë familje në Ishëm të Durrësit kanë marrë çelësat e shtëpive të reja, pasi tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës i la pa një çati mbi krye.
Familjet e Isa Sura, Besnik Dervishi, Haxhi Hoxha, Hasan Mezini, Bledar Kajmaku, hynë në banesat e reja.
Janë 1098 familje që përfitojnë banesa të reja individuale në të gjithë Bashkinë e Durrësit.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako vizitoi familjet që u futën në banesat e reja.
“Në njësinë administrative të Ishmit ku vizituam disa shtëpi të reja, të rindërtuara me standarte te larta. Familjet e Isa Sura, Besnik Dervishi, Haxhi Hoxha, Hasan Mezini, Bledar Kajmaku, hynë në banesa të reja individuale më të forta, më të bukura e më të sigurta se ato që kanë patur kur ua prishi tërmeti. TI GËZONI! Procesi i rindërtimit po vijon me ritme të shpejta për rindërtimin e çdo shtëpie të shembur nga tërmeti. Janë 1098 familje që përfitojnë banesa të reja individuale në të gjithë Bashkinë e Durrësit”, shkruan Sako.