Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar në lidhje me protestën e ditës së djeshme. Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai thekson se një ditë më parë, Berisha tregoi se bajraktarizmi e ka mundur institucionalizimin në PD.
“Shemtia e djeshme nuk ka lidhje as me komunizmin as me antikomunizmin; eshte ceshtje e civilizimit te munguar ne pergjithesi dhe atij politik ne vecanti. Berisha tregoi se bajraktarizmi e ka mundur institucionalizmin ne PD.
Situata ne PD nuk zgjidhet me ushtrine e njerit apo te tjetrit, por ne gjykate, ne institucione. Dhe patjeter me dialog mes paleve.
Nga kjo situate nuk fiton askush. Modeli i djeshem infekton te ardhmen.
Eshte iluzion te mendosh se PS perfiton nga revolucionet me qysqi ne PD.
Perfituesi i vetem eshte regresi”, shkruan Koçi.