Ish-nënkryetari i Frymës së re Demokratike Lisandër Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Blendi Sulaj janë përplasur në studio.
Për Lisandër Hoxhën, Blendi Sulaj është thjesht turist në PD dhe ka marrë rezultatin më të dobët në njësinë 7.
Por për Sulajn, Hoxha e ka bërë karrierën duke qenë nipi i dikujt dhe se u largua nga PD vetëm për faktin se nuk e zgjodhën si deputet.
Pjesë nga debati në Report Tv
Lisandër Hoxha: Ti 6 muaj ke qenë në PD!
Blendi Sulaj: Kam që në 2011, e kam nis si numërues! Se kam nis si nipi askujt unë!
Lisandër Hoxha: Ti je turist në PD!
Blendi Sulaj: Nga ky mentalitet që ke ti është PD në këtë pikë, se unë nuk iki nga PD se nuk më bëri dikush deputet. Leje ca bën kështu!
Lisandër Hoxha: Ti ke marrë rezultatin më të dobët…Nuk të njeh kush në PD!
Blendi Sulaj: Ju nuk e keni vendin aty. Karrierën politike nuk e kam nisur si nip…