Loredana është njëra ndër personazhet më të komentuara dhe të dashura të publikut shqiptar. Ndërkaq Loredana ka pasur një lidhje dashurie me reperin e njohur Mozzik, dyshja nuk janë më bashkë por gëzojnë një raport të shëndoshë së bashku.
Çifti tashmë janë prindër të një vajze me emrin Hana, kjo i ka bërë ata që edhe pse nuk janë më bashkë, respekti që kanë ndaj njëri tjetrit të mos mungoj. Loredana ndan shpesh foto të Hanëes, e cila na rrëmben zemrat të gjithëve me embëlsinë e saj, edhe me sytë e saj të bukur.
Po kësaj here, Loredana ka ndarë një foto të princeshës së saj me një mbishkrim që na lë të kuptojmë se ajo do të përjetojë përsëri eksperiencën e të qenurit nënë. “I need a second baby”, “Dua një fëmijë tjetër”, – ka shkruar Loredana.
Rikujtojmë se këngëtarja ka ardhur së fundmi me një bashkëpunim me reperin e momentit Don Xhonin. Bashkëpunimi i tyre ka kaluar 17 milionë klikime dhe u bë HIT i dëgjueshëm gjithandej, madje dhe u krijua një trend në Tik Tok me pjesën e tekstit: Veq kallxom kush pot demton? Kallxom kush pot provokon? E gjuj ni plum per ty, oh bae (hah, sa um don?)