Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” një ndër tktë ftuarat ka qenë dhe Lorna Hysi, këngëtarja me pasionin për astrologjinë dhe parashikimin e fatit nëpërmjet letrave.
Kështu, me kërkesë të moderatoreve, ajo u ka lexuar atyre nga një letër Tarot, por surpriza dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte parashikimi pikërisht për Arminën.
Lorna është shprehur për moderatoren se do të ndodhin disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj. Këto ndryshime nuk mund të jenë negative por mund të jenë edhe pozitive si përshembull një ndryshim i mundshëm statusi.
“Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”-ka thënë Armina duke qeshur, ku më tej Dalina është shprehur se nëse nuk e bën ajo do t’ja organizojnë ceremoninë në emision.
Armina Mevlani së fundmi ka folur edhe për detaje lidhur me marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishën. Ajo ka ndarë me publikun faktin që është shumë romantike dhe se i pëlqen ta shprehë dashurinë duke shkruar.
“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, -ka thënë ajo.