Ndahet nga jeta një nga mjekët e vjetër dhe kryetari i bashkisë se Fierit në vitet 2000-2003, Nikollaq Koshovari.

Lajmin e trishte e ka shpërndarë një prej miqve të tij ne ‘Facebook’, kolegia e tij Ilinka Dimashi. Kjo e fundit përmes një mesazhi, ka kujtuar kontributin e Koshovarit në shëndetësi. Mësohet se Koshovari ka ndërruar jetë pas një sëmundje që vuante prej kohësh.

MESAZHI I DIMASHIT
Ndahet nga jeta dr. Nikollaq Koshovari
Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë,duke lënë në pikëllim familjen,të afërmit,miqtë e kolegët. Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës.

Si qytetar i kulturuar, fisnik, human, bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të, duke ua lehtësuar plagët. Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij,me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjeksore, qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “te kohës së Nikollaqit”. Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë ne plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët, miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.
Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë!
Ngushēllime të thella Mirës(bashkëshortes), femijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!