Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kreu i kësaj partie Sali Berisha pritet të thirren nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në protestën e 8 janarit para selisë së PD-së. Lajmi është konfirmuar për gazetarën e Top Channel, Anila Hoxha nga prokurori Elio Mazreku, i cili po merret me hetimin e protestës.
Të shtunën e 8 janarit, përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha su lmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.
Megjithë rezistencën e personave nga brenda godinës, protestuesit depërtuan në brendësi të godinës, pasi shkatërruan për disa orë sulmi me pajisje hekurthyese dyert e mbyllura me elemente metalikë. Diplomatët amerikanë, europianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës, e cila u shpërnda nga policia.
Top Channel