Në një kohë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në prokurorinë e Tiranës ku po pyetet në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu, pas tij ka mbërritur edhe deputeti Flamur Noka.
Me dy gishta lart, ish-kryeministri është futur në Prokurorinë e Tiranës para Nokës për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 janarit, para selisë se PD. Në ambientet e jashtme të prokurorisë, Berisha u shpreh para gazetarëve se është thirrur nga Rama, pasi sipas tij ai i ka urdhëruar. Ndërkohë Berisha tha se prokuroria duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës. Më tej Berisha u shpreh se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.