Të dy pengmarrës të demokratëve. Kështu i cilëson Kryeministri Rama, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Sipas tij i pari nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën ndërsa i dyti ‘ është ngritur nga varri për të luftuar si i marri’.

“Nuk kam asnjë respekt as për ‘Lulin tim’ dhe as për Saliun tënd. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im. Njëri thotë jo ‘pengu’ dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre krejt personal. Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë ‘ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën’. Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është shumë e qartë se çfarë është. Qëndronte atje pas se kishte lënë këtë dhe ky i bëntë ccdo gjë që donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë se sa ky dinte të mbrojte veten e vet. E kishte administratorin e pronës. Por mirëpo ja që bota u rrotullua ndryshe”, tha Rama.