Real Madrid është gati t’i vjedhë një tjetër lojtar Bayern-it, pa shpenzuar asnjë para.
Sipas Mundo Deportivo-s, klubi spanjoll duket se do ta përforcojë mesfushën me Corentin Tolisso, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Një histori që përsëritet sepse verën e kaluar madrilenët kanë marrë David Alaba me kosto zero.
Megjithatë, francezi pëlqehet shumë nga Julian Nagelsmann, i cili po i jep besim prej disa javësh dhe e konsideron një titullar të domosdoshëm për skuadrën.