Nëntëmbëdhjetëvjeçarja belge, Zara Rutherford ka përfunduar një udhëtim epik prej 41 vendesh që përfshin mbi 52,000 kilometra (32,300 milje) duke thyer në këtë mënyrë dy Rekorde Botërore Guinness. Ajo është gjithashtu e para belge që fluturon e vetme rreth botës. Por siç ka treguar ajo, udhëtimi i saj nuk ka qenë pa sfida. Fillimisht kur Rutherford u nis më 18 gusht 2021 me një aeroplan ultra të lehtë Shark, ajo besonte se arratisja e saj ajrore do të zgjaste rreth tre muaj.
Më tej ka treguar se gjatë fluturimit, 19-vjeçarja u detyrua gjithashtu të bënte një ulje të paplanifikuar në Redding, Kaliforni për shkak të zjarreve në zonën e Seattle dhe më vonë iu mohua leja për të fluturuar mbi Kinë. “Unë shpresoja ta përfundoja atë deri në Krishtlindje, por mendoj se kjo nuk do të ndodhë më,” u tha Rutherford gazetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar Gimpo në Seul, Koreja e Jugut pasi mbërriti nga Vladivostok më 13 dhjetor. “Por kjo është një aventurë.”
Ndërsa ajo është fluturuar në një sërë destinacionesh, si Singapori, Egjipti dhe Greqia, së bashku me Rusinë dhe Korenë e Jugut, Rutherford nuk ka qenë në gjendje të eksplorojë asnjë prej tyre në tokë për shkak të kufizimeve të Covid-19. Pjesa e fundit e udhëtimit të saj u godit gjithashtu me vonesa për shkak të motit të keq, që do të thoshte se data e përfundimit të saj u zhvendos një javë tjetër.
Rutherford aktualisht është në një vit bosh dhe planifikon të shkojë në universitet në shtator për të studiuar inxhinierinë kompjuterike. Edhe pse të dy prindërit e saj janë pilotë dhe ajo ka mësuar të fluturojë që në moshën 14-vjeçare, Rutherford nuk e mori licencën e saj të parë deri në vitin 2020. Vitin e kaluar, Rutherford foli për zhgënjimin e saj për faktin se vetëm 5.1% e pilotëve të linjave ajrore në mbarë globin janë gra, sipas shifrave nga Shoqata Ndërkombëtare e Pilotëve të Linjave Ajrore të Grave (ISA). Rutherford shpreson se ekspedita e saj epike do të bëjë që më shumë gra dhe vajza të interesohen për të fluturuar ose, më në përgjithësi, t’i frymëzojë ato që “të ndjekin ëndrrat e tyre”.