Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se në segmentin Qafë Mali-Fushë Dukagjin, Kukës vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po pastrojnë rrugën. ARRSH njoftoi se rruga është e kalueshme pa zinxhir dhe apelojnë që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore.